Flash News

KRYESORE

“Hapësira negative” i autores shqiptare ndër pesë librat finalistë për çmimin ‘PEN Amerika 2019’

Libri “Hapësira negative” i autores Luljeta Lleshanaku, i përkthyer nga Ani Gjika, dhe i botuar nga shtëpia botuese “New Directions” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018,  është përzgjedhur si një nga pesë librat finalistë për çmimin ‘PEN Amerika 2019’.

Në këtë përmbledhje përfshihen dy librat “Pothuajse dje” (2012) dhe “Homo antarcticus” (2015), libra të vlerësuar në Shqipëri me çmimet e “Panairit të Librit 2013”, “KULT 2013”, dhe “Albanian PEN 2016”.

Përkthimi i “Negative space” nga Ani Gjika, cilësohet nga kritika si një përkthim brilant. Ky është konkurimi i dytë, pasi për botimin në Angli të “Negative space” nga shtëpi botuese ‘Bloodaxe’, Ani Gjika është vlerësuar më parë me çmimin ‘English PEN’ dhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA.

“Lleshanaku ka një talent trullosës në kapjen e shenjave të rrënimit tonë”, shkruan Nick Ripatrazone për “The Millions”.

Linku i shpalljes së finalistëve:  https://pen.org/2019finalists/#poet

Të fundit