Flash News

KRYESORE

Hapësirë e gjelbër, trotuare e këndet e lojërash, investimet e reja nga bashkia në rrugën “Lëvizja e Postribës”

Hapësirë e gjelbër, trotuare e këndet e lojërash,

4.000 m2 sipërfaqe e gjelbër do t’i shtohen qytetit të Shkodrës pas rikualifikimit të hapësirës publike në rrugën “Lëvizja e Postribës”.

Bashkia e Shkodrës po ndërhyn në një zonë me densitet të lartë institucionesh dhe biznesesh të rëndësishme për qytetin, por edhe në një lagje të re që i është bashkëngjitur qytetit.

“Puna ka nisur me mbjelljen e pemëve për të vazhduar me trotuarin e për të përfunduar me vendosjen e tapetit të gjelbër dhe stolat e pushimit. Punimet janë inspektuar nga ana ime, ku kam nënvizuar punën e pandërprerë të qeverisjes vendore për shtimin e hapësirave të gjelbra”, shprehet kryetarja bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Investimet janë shtrirë edhe në disa sektorë siç janë rrugët, trotuaret, këndet e lojërave për fëmijët, hapësirat e gjelbra etj.

Të fundit