Flash News

KRYESORE

Hapet ankandi për parkun fotovoltaik 140 MW të Karavastasë

Hapet ankandi për parkun fotovoltaik 140 MW të Karavastasë

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka prezantuar sot çeljen e Ankandit Ndërkombëtar për Parkun Energjetik Fotovoltaik prej 140 MW, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë për diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.

“Ky ankand shënon një gur të ri kilometrik përsa i përket procedurave të organizuara nga Qeveria Shqiptare. Kjo është një paketë model, e ndërtuar hap pas hapi me të gjithë ndihmën, mbështetjen dhe konsulencën e BERZH. U jemi përmbajtur plotësisht këshillave të tyre, të cilat kanë qenë të mirëargumentuara dhe kanë qenë rrjedhojë e praktikave më të mira në vende të tjera europiane për të njëjta procedura”, - u shpreh Balluku.

Nw kwtw procedure nuk do të ketë një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe fituesit të garës së ankandit pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi dhe është e parandërtuar.  Ndërkohë që brenda kësaj pakete ndodhet “Leja e Zhvillimit”, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Afatet e procedurës së ankandit janë të mirëpërcaktuara dhe hapja e ofertave financiare të kompanive që do të kalojnë fazën e parë të kualifikimit, do të bëhet në datë 7 prill, në mënyrë të hapur për publikun, në një transmetim Live.

Ministrja theksoi në prezantimin e saj se Parku i Karavastasë është parku më i madh fotovoltaik i planizuar për t’u ndërtuar në vend me 140 megavat:

 “Ky është një kapacitet i ndarë në 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë, ndërkohë që 70 megavat do të jenë nën çmimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA.  Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.”

Ky është një proces ankandi, dhe jo një tender, prandaj dhe çmimi prej 55 Euro për megavat, i paracaktuar në paketën e procedurave është çmimi tavan. Fituesi i ankandit do të jetë ai që do të ofrojë për çmimin e rregulluar ofertën më të ulët.

Të fundit