Flash News

KRYESORE

Hapet gara për projektin e Tunelit të Llogarasë, Orikum - Palasë për 10 minuta, Rama: Projekti do materializohet shpejt

Hapet gara për projektin e Tunelit të Llogarasë, Orikum -

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku njoftuan sot shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të Tunelit të Llogarasë, një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, e cila do të bëjë të mundur përshkimin e distancës Orikum - Palasë për 10 minuta.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit Rama deklaroi se projekti për tunelin e Llogarasë do të materializohet shumë shpejt.

Ne jemi sot gati të materializojmë projektin e gjithë rivierës joniane. ne kemi bërë shumë e do bëjmë për të tërhequr vizitorët e huaj.  Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet. Edhe Aeroporti i Sarandës do të ndërtohet, ndërsa kyçi mbetet Llogaraja. Është bërë punë mbresëlënëse nga ministrja për të bërë një projekt sa më të mirë. Rruga më e mirë ishte që të cohet deri në fund projekti nga qeveria e të financohet nga buxheti i shtetit”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu nuk i ka kursyer akuzat ndaj demokratëve, të cilët sipas tij përmes projekteve skandaloze kanë dëmtuar buxhetin e shtetit.

Qeveria më herët ka bërë projekte skandaloze, gjë që ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe iu jemi rikthyer projekteve. I gjetëm rrugët të lëna rrugëve.  Kishte projekte komedie. Qeveria më herët nuk ndërhynte, sepse nuk donte të prishte objekte që i kishin “të vetat”. Tashmë Llogaraja është mozaik që po merr formë. Më pas vijmë tek rruga Orikum – Dukat e do vazhdohet me investimet në fshatrat e bregut. Po punohet për planin e zhvillimit në disa segmente. Bregdeti i Orikumit do të jetë me standarde deri poshtë në Borsh. Aktualisht po punohet në shëtitoren e Sarandës. Kemi nisur asfaltimin e Bypass-in e Vlorës. Edhe Byppasi i Fierit është përfunduar. Do bëjmë rrugë nga Miloti në Fier, ndërsa më tej do lidhet me Shëngjinin që shkon deri në Mal të Zi e na jep zhvillim turizmi”, u shpreh Rama.

Sipas, Ramës projekti i ri i ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të hapë vende të reja pune, si dhe do të jetë një atraksion i madh turistik.

“Tuneli rrit në 11 mijë vendet e punës. Të gjitha këto vepra janë krejt ndryshe të ndërtuara nuk janë rrugë të lëna rrugëve. Janë ndërtuar mbi siguri të rëndësishme. Janë shumë gjëra për t’u bërë për Vlorën e Sarandën por edhe për Shqipërinë, por dua t’ju kujtoj se ndërsa sot flasim për projekte, përpara disa vitesh në Vlorë hyje fshehtazi.

Në këtë qytet kanë hyrë e kanë dalë figura me rëndësi e hyje në qytet fshehurazi, ku duhet të kapërceje fshehtas dhe kur shikoje drite thoshe ‘shyqyr që dola gjallë’. Sot Vlora dhe zona përreth janë bërë atraksion i madh. Sot fshatrat e jugut po transformohen dhe turizmi po merr hov në mënyrë të rëndësishme. Po ashtu, edhe vizitorët e huaj do e kenë më të lehtë të bëjnë pushime në jug të Shqipërisë. Kemi edhe projektin e Korridorit blu”, tha Rama.

Edi Rama ndër të tjera kujtoi se në Vlorë kanë kaluar figura të rëndësishme politike e kulturore, duke përmendur edhe faktin se gjyshi i tij fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave.

“Në rrëpirën e Llogarasë gjyshi im fitonte gara me makina me shoferët e konsullatave, por ajo është rrëpirë për shoferë që duhet të provojnë sa të gjatë e kanë jetën, jo për turistë që vijnë për tu qetësuar dhe ushqyer me energji pozitive veten dhe jetën e tyre”, tha Rama.

Të fundit