Flash News

KRYESORE

Hapet në Modena të Italisë shkolla e parë shqipe

Hapet në Modena të Italisë shkolla e parë shqipe

Hapet shkolla e parë shqipe në Modena të Italisë. Kjo shkollë pritet të hapë dyer më datë 7 tetor të këtij viti, ku lënda kryesore do të jetë gjuha shqipe, si dhe lëndët e tjera si histori, gjeografi, art, tradita dhe valle e muzikë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, bën të ditur se shkolla do të hapet nga shoqata “Nënë Tereza” në Modena, shkruan ATSH.

Gjatë mbledhjes së stafit të mësuesve të kësaj shkolle u theksua se “mësimi i gjuhës shqipe duhet të parashikojë asimilimin kryesisht në klasë, duke nisur nga mësimi i alfabetit me anë të shembujve praktik dhe të përfshirjes së nxënësve në punë grupi, për të arritur në përmirësimin e aftësive të tyre në dialogimin dhe shprehjen dhe me shkrim në gjuhën shqipe”.

Klasat do të jenë të ndara në bazë të grupmoshave të fëmijëve, në mënyrë që ambienti mësimor të jetë sa më i përshtatshëm për secilin.

Të fundit