Flash News

KRYESORE

Hapet sot Ambasada e Japonisë në Tiranë, Tokio grant 4.6 milionë dollarë

Hapet sot Ambasada e Japonisë në Tiranë, Tokio grant 4.6

Do të hapet sot në Tiranë Ambasada e Japonisë dhe pjesë e ceremonisë do të jenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, numri dy i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi dhe ministrja shqiptare e Turizmit, Milva Ekonomi.

Bushati do të presë Kishin në orën 16:00 në ambientet e Ministrisë dhe më pas në orën 17:30, Ministrat do të zhvendosen në mjediset e Hotel Rogner ku do të marrin pjesë në ceremoninë e dhurimit nga Qeveria Japoneze të 129 automjeteve japoneze të prodhimit të fundit, një donacion i mundësuar nëpërmjet një granti prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë.

Në të njëjtat mjedise, do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.

Të fundit