Flash News

KRYESORE

Hapet zyrtarisht gara për kryeprokurorin e ri, të mërkurën lista në Kuvend

Hapet zyrtarisht gara për kryeprokurorin e ri, të mërkurën

Është hapur zyrtarisht gara për pozicionin e kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Lista me kandidatët do të shkojë ditën e mërkurë, 20 nëntor në Kuvend.

Në krye të kësaj liste qëndron Olsian Çela i Krimeve të Rënda.

Kuvendi ka 30 ditë kohë të fillojë votimin për kandidatët mbi zgjedhjen e e prokurorit të përgjithshëm, pas dorëzimit të kësaj liste në kuvend.

Në rast se Kuvendi dështon në votim, emërimi bëhet nga KPL dhe sipas procedurës Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm.

Të fundit