Flash News

KRYESORE

Hapi i radhës i protestës; prindërit do bojkotojnë punën në institucione shtetërore dhe private

Hapi i radhës i protestës; prindërit do bojkotojnë

Studentët kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të përshkallëzohet me aksione të tjera. Pas protestës 7 ditore, dhe zhvendosjes para kryeministrisë, të mërkurën ketë një ‘black-out’ në të gjithë Shqipërinë, pasi pritet që edhe prindërit e tyre që punojnë në uzina shtetërore ose fabrika private të lënë punën në shenjë proteste.

‘Ditën e nesërme prindërit tanë do të bojkotojnë punën në institucione shtetërore dhe private. Do të shkaktohet një ngërç shtetëror. Do ta detyrojmë jo vetëm Ministrinë e Arsimit por edhe kryeministrin që t’i përgjigjet kërkesave të studentëve. Do të bllokohen dyert e Universiteve’, tha një prej studentëve për 'News 24'.

Studentet kerkojne te plotesohen 8 kerkesat e tyre, te cilat konsistojne ne uljen e tarifave.

Të fundit