Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Hapi i radhës i studentëve nëse nuk plotësohen tetë kërkesat nga Ministria e Arsimi
Studentët mbyllën sot ditën e katërt të protestës, e cila nisi që në mëngjes dhe u finalizua me një tubim të madh para Ministrisë së Arsimit. Në momentin e largimit studentët, ashtu si dhe ditët e tjera kanë mbledhur edhe plehrat e lënë pas, duke shpërndarë në këtë mënyrë një mesazh qytetarie. Studentët ndezën qirinj dhe u zotuan se do të kthehen nesër deri për të vazhduar qëllimin e tyre.
E njëjta rutinë do të vijojë edhe të dielën dhe të hënën, ndërsa e marta do të jetë dita e fundit e ultimatumit për Ministrinë e Arsimit. Nëse nuk janë miratuar tetë kërkesat e tyre, raportohet se ata do të hynë në grevë urie, ndërsa më shumë detaje nuk janë bërë të ditura pasi dëshirojnë t’i mbjanë qëllimet e tyre larg
“Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, është shprehur njëri prej protestuesve raporton ‘Opinion’, duke paralajmeruar pershkallezimin e qendrimeve te tyre.
Kërkesat e studentëve janë:
- Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
- Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.