Flash News

KRYESORE

Hapja e  fabrikës së mbetjeve spitalore, banorët e Shijakut në protestë: Kush ka folur në emrin tonë?

Hapja e  fabrikës së mbetjeve spitalore, banorët e Shijakut

Banorët e Shijakut kanë protestuar ditën e sotme për hapjen e fabrikës së përpunimit të mbetjeve spitalore, e ngritur në zonën pranë Varrezave të reja në qytet.

Banorët shprehen se vetëm ditën e djeshme janë bërë me dije për hapjen e kësaj fabrike, të cilën e konsiderojnë rrezik për ndotjen e mjedisit.

Ata shprehen se firma pretendon që e ka marrë miratimin e banorëve për hapjen e saj, por banorët thonë se janë njohur vetëm një ditë më parë me këtë vendim, më 5 shtator.

Banorët kërkojnë të dinë se cilët janë këta persona që kanë folur në emër të banorëve të Shijakut dhe mohojnë se kanë dhënë miratimin për ndërtimin e kësaj fabrike.

Të fundit