Flash News

KRYESORE

Hapja e listave 100 %, Meta: Akt historik, Basha po shlyen gabimin e PD-së

Hapja e listave 100 %, Meta: Akt historik, Basha po shlyen gabimin e PD-së

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e opozitës së bashkuar për hapje 100 % të listave.

Nga sheshi Skënderbej Meta tha se nuk beson që propozimi i PD të jetë refuzuar nga PS ashtu siç u njoftua pak më parë dhe shtoi se palët duhet të punojnë fort deri në 30 korrik.

“Deputetët e ardhshëm  të jenë pronë e qytetarëve. I nxit palët të punojnë fort deri në 30 korrik, në mënyrë që në Shqipëri të vendoset parlamentarizimi.

Në këtë mënyrë Basha jo vetëm tregon respekt për qytetarët por shlyen edhe një gabim të partisë që votoi dikur për mbyllje të listave. Basha tregoi lidership. Akti është historik. I jepet fryemarrëje demokracisë që të kenë përfaqësuesit e saj”, tha Meta.

Të fundit