Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave/ Balla falënderon vendet baltike dhe Poloninë

Hapja e negociatave/ Balla falënderon vendet baltike dhe Poloninë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga një grup deputetësh, ka zhvilluar sot pasdite një takim me ministrat e jashtëm të Polonisë Jacek Czaputowicz, të Letonisë Edgars Rinkevics, të Lituanisë Linas Antanas Linkevicius, si dhe me zv/ministrin për Çështje Evropiane të Estonisë Mart Volmer.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Balla shprehet mirënjohës ndaj Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë për mbështetjen që i japin Shqipërisë për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Komisioni Europian, përmes Metodologjisë së re të Zgjerimit, i ka ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor një plan të besueshëm në rrugën evropiane dhe të bazuar në meritën individuale të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian përmes raportit të publikuar të hënën rikonfirmoi vlerësimin e qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar menjëherë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Metodologjia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BE, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësinë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilitetin e BE, që Këshilli Evropian i fund-Marsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Balla.

Të fundit