Flash News

KRYESORE

Hapja e negociatave, kryeministri i Bullgarisë tregon se cilat janë vendet kundër Shqipërisë

Hapja e negociatave, kryeministri i Bullgarisë tregon se cilat janë

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, deklaroi se janë dy-tre shtete të cilat janë skepitike sa i takon hapjes së negociatave ndaj Shqipërisë.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Borisson tha se po bëhen përpjekje për t’i bindur edhe vendet të cilat janë kundër.

“Kemi dy, tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica mendojnë se do i jepet një datë për anëtarësimin për në BE. Po bëjmë përpjekje ti bindim vendet që janë kundër”, deklaroi Borissov.

Nga ana e tij, kryeministri Rama njoftoi se i dorëzoi homologut bullgar medaljen e mirënjohjes, pasi sipas tij ka bërë avokatin e Shqipërisë në BE.

Të fundit