Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Hapja e negociatave, Rama thirrje opozitës: Triumfin do e ndajmë bashkë
Në punimet e Asamblesë së PS, Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës për një bashkëpunim të gjerë me mazhorancën, në mënyrë që kundërshtarëve në Bruksel të mos u lihen hapësira për t’i mohuar Shqipërisë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ndonëse nuk ishte i qartë se çfarë kërkonte nga opozita, Rama se kundërshtarët politikë mund të zhvillojnë protesta dhe të bëjnë punën e tyre, por nuk duhet të bëhen pengesë për procesin.
Ai theksoi se në rast të hapjes së negociatave, PS nuk do e konsiderojë si triumf të saj, por do e ndajë me opozitën. Gjithsesi, kryeministri Rama pranoi se çelja e negociatave nuk është 100% e sigurt.
“Nuk jemi këtu për të përdorur ne negociatat që opozita të mos bëjë punët e veta dhe të mos bëj protesta. Opozita është lirë të bëjë punët e veta siç i mendon vetë, por opozita është përfaqësuese e një pjesë të popullit që është në jetën e përditshme të Shqipërisë reale, në të njëjtën pozicion me pjesën tjetër të popullit. Opozita duhet të përfaqësojë me seriozitet ambicien e atyre që e kanë votuar për hapjen e negociatave. Opozita nuk mund të bëhet pengesë. Ky proces nuk është 100% i sigurt, por duhet të jetë 100% i garantuar. Çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon një justifikim për të mos u marr në shqyrtim në këtë moment (hapja e negociatave), mund të kthehet në një arsye për të na penguar. Dhe është e pajustifikuar që arsyen për të na penguar ata (Brukseli) ta gjejnë brenda Shqipërisë.
Thirrja nuk është vetëm për të larë gojën, por për të përsëritur se ne jemi për të qeverisur dhe ata për të bërë opozitë. Por së bashku kemi një detyrë që na kapërcen, për të futur Shqipërinë në familjen evropiane. Nëse opozita nuk është aty plotësisht, krijon një boshllëk ku Shqipëria rrezikon të bjerë. Unë jam absolutisht i gatshëm të nënvizoj se çelja e negociatave nuk është një triumf partiak. Duhet të jetë triumf i Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm ta ndajmë me opozitën”, u shpreh ndër të tjera Rama.
Por përpara se të bënte këtë ftesë, Rama lëshoi akuza të forta kur e konsideroi opozitën si grup të strukturuar kundër reformës në drejtësi. Ai u mundua ta paraqesë qeverinë e tij si mbështetësen e vetme të kësaj reforme.
Ofendimi i radhës, gazetarja ironizon nga studio kryeministrin Edi Rama