Flash News

KRYESORE

'Hapja' e PD, Alfred Lela: S’mund të quhet vetëm me rikthimin e Rulit e Imamit, çfarë nevojitet realisht

'Hapja' e PD, Alfred Lela: S’mund të quhet vetëm me

Hapja e Partisë Demokratike dhe rikthimi i mundshëm i një figure si Genc Ruli, por edhe figurave të tjera është komentuar këtë mbrëmje në studion e emisionit “Real Story” në News 24.

Sipas gazetarit Alfred Lela hapja e PD nuk mund të quhet vetëm me rikthimin në parti të ish ministrave Genc Ruli e Arben Imami, edhe pse të dy janë figura të nderuara.

Lela foli me skepticizëm sa i takon mbledhjes së nesërme të kryesisë, me arsyetimin se mund të ndodhë që të jetë një mbledhje e zakonshme, por me synimin për të prodhuar lajme të servirura.

“S’do doja të krijoja inflacion të fjalës hapje. E para nuk kemi dëgjuar zotin Ruli se dimë a ka pranuar a jo. Nuk mund të quhet hapje vetëm me zotin Ruli, megjithë respektin, shto edhe zotin Imami edhe pse janë burra të mençur që të dy, është mirë me i pas afër votrës. Duam ti paraprijmë një gjëje që mund të mos ndodhë. Mund të dëgjojmë nesër vetëm një mbledhje të Bashës, të thatë, e me lajme të servirura. S’mund të jetë hapje. Hapja është fizarmomikë me tonalitete e ngjyra. Edhe nëse i  sjell Basha Rulin e Imamin prap është duke simuluar.

Basha i pat dhënë një rol Halim Kosovës, gjeneralit Pirro Ahmetaj edhe këta janë burra të mirë. Por ka qenë simulim i pashoqëruar nga një akt, ju ka dhënë ca poste honorifike. Ne duam ta shohim hapjen e programin. Do doja shumë se hapja është e mirë. Duke besuar në ca gjëra, duke krijuar një lloj skizme dua që hapja të jetë e gjerë dhe e madhe dhe jo me sikur”, tha Lela.

Të fundit