Hapja e PD, Duma flet për ‘rregullat e lojës’: Prurjet e reja të akomodohen pa cënuar ata që kanë sakrifikuar në 7 vite

Ish deputetja e opozitës Grida Duma, duke folur për hapjen e PD tha se prurjet e reja në PD nuk duhet të cënojnë ata që në 7 vjet rresht kanë bërë opozitë.

E ftuar në “Çim Peka LIVE”. Ajo u shpreh pro figurave të shkolluara në perëndim por nënvizoi se PD duhet të maksimizojë asetet e saj.

“Unë jam për figura të shkolluara në perëndim, por secili do të ketë mendimin e tij. Ky është maksimizim i aseteve që sa herë aktivizohen, me gjithë përvojën  e tyre, duhet të akomodohen përmes rregullave të lojës pa cënuar ata që kanë sakrifikuar në 7 vite, nga protesta te aktivitete konkrete.

 Rregullat e lojës, do të tentoja të sigurohen që asetet të mos demotivojnë ata që kanë bërë opozitë reale në 7 vjet“, tha Duma.