Flash News

KRYESORE

Hapja e PD-së, dje thirrje Tomorrit, sot Basha fton 70 studentë në selinë blu: Ndryshojeni këtë parti!

Hapja e PD-së, dje thirrje Tomorrit, sot Basha fton 70 studentë

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me ish- të përndjekurit, bëri thirrje për bashkim. “Bolshevike është pagabueshmëria e liderit. Edhe unë kam bërë gabimet e mia, nuk jam i pagabueshëm…. Eja Tomorr, ejani të gjithë të bashkohemi në gjirin e PD”, tha kryedemokrati ditën e djeshme duke u bërë thirrje gjithë ish të përndjekurve politikë që të bashkohen në PD.

Ndërsa sot, Basha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike 70 studentë të Shkencave Politike, të cilëve u kërkoi që të japin kontributin e tyre për ndryshimin e partisë.

“Ejani të bëhemi bashkë, të bëhemi një faktor ndryshimi dhe konsiderojeni këtë parti si platformë ndryshimi...Është një parti që ka nisur me rininë dhe do të ecë me rininë në ball”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej i pyetur për politikat nxitëse për punësimin e të rinjve, Basha u shpreh se, “Që të kesh politika duhet të kesh prioritete. Priotiteti i qeveritarit nuk është ekonomia por vetëm zhvatje dhe koncesione për një grup miqsh”, u shpreh Basha duke akuzuar Ramën.

Ai shtoi se Partia Demokratike ka patur në programin e saj një zgjedhje për punësimin e të rinjve. “Stazh 6 mujor për studentët. Në këtë mënyrë njihesh në treg. Qeveria të jep një pagesë minimale. 70% e atyre që bëjnë stazh futen në punë. Ne e patëm në programin tonë por për fat të keq ne nuk patëm zgjedhje në qershor por patëm konkurs tepsie”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Të fundit