Flash News

KRYESORE

Hapja graduale e Danimarkës, si po zhvillohet mësimi dhe a po ruhet distancimi fizik

Këtë javë, shkollat në gjithë Danimarkën i janë rikthyer mësimit. Sipas pamjeve të publikuara në Internet, situata ngjan me atë të “ditës së parë të shkollës.

Danimarka ishte një nga shtetet e para europiane që mbylli kufijtë, dyqanet, shkollat dhe restorantet dhe që ndaloi grumbullimet masive. Tani, është një nga shtetet e para që po i rikthehet gradualisht normalitetit.

Por, gjithsesi ky rikthim është bërë nën masa të rrepta duke ruajtur distancën fizike. Vetë kreu i arsimit të mesëm në Hendriksholm School në Rodovre - Jimmy Skov Glasdam Adetunji -  e shpenzoi të mërkurën duke inspektuar çdo klasë për t’u siguruar se të 440 studentët të ishin të paktën dy metra larg njëri-tjetrit.

Ai e ndau oborrin e shkollës në gjashtë seksione me shirita të kuq dhe të bardhë dhe u dërgoi prindërve një diagramë të detajuar që shpjegohet oraret e mbërritjes, rrugët, pushimet dhe drekat.

 

Të fundit