Flash News

KRYESORE

Hapur edhe pas 1 janarit, policia procedon 2 pronarët e lojërave të fatit

Hapur edhe pas 1 janarit, policia procedon 2 pronarët e lojërave

Sot policia ka proceduar penalisht dy pronarë të lokaleve të lojrave të fatit në Tiranë, pasi po ushtronin aktivitetin e tyre edhe pas datës 1 janar, pas hyrjes në fuqi të ligjit që i ndalon.

Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit me inicialet T.C dhe E.B, banues në Tiranë, të arrestuar për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia ka njoftuar se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet.

Të fundit