Flash News

KRYESORE

Haradinaj beson se vizat për kosovarët do të liberalizohen brenda vitit

Haradinaj beson se vizat për kosovarët do të liberalizohen brenda

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj beson se vizat për kosovarët do të liberalizohen brenda vitit. Edhe pse duhen rreth 5 javë që viti 2019 të përfundojë, kreu i qeverisë mendon se shtetasit e Kosovës do të lëvizin të lirë nga janari i vitit të ardhshëm.

Haradinaj shton se ai vazhdon që të punojë që t’ia arrijë këtij qëllimi.

“Njerëzit mund të jenë skeptikë për shkak se ky proces ka zgjatur shumë, por dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për liberalizim të vizave.”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri në largim e ripërsëriti edhe njëherë se nuk e mbështet idenë e Shengenit Ballkanik, pasi e shikon si diçka të rrezikshme për Kosovën.

“Një ide e tillë mund të jetë e mirë për lëvizjen e qytetarëve e të mallrave, por që pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, ajo do të ishte e dëmshme për vendin.

Nëse Kosova bëhet pjesë e një ideje të tillë, do të mund të rrezikonte liberalizimin e vizave.”

Në fund, ai këshillon kryeministrin e ri, Albin Kurti, që të mos ta heqë taksën ndaj Serbisë.

Të fundit