Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Evropa do që Kosova të sillet si shtet i pavarur

Haradinaj: Evropa do që Kosova të sillet si shtet i pavarur

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se partnerëve ndërkombëtarë u leverdis që Kosova të sillet si shtet i pavarur dhe t’i kryejë vetë punët e veta.

“Ta kthejmë vendimmarrjen e Kosovës në Kosovë, dhe ta kthejmë Kosovën në këmbë të veta në mënyrë që të ecë si e pavarur (qoftë edhe me vështirësi), kjo ka qenë puna jonë”.

Ata që kanë menduar se do të na hidhërohen miqtë tanë dhe ata që kanë shkuar ta lajmërojnë hidhërimin se do të prishemi me miq, janë ngutur. Miqtë tanë kanë pritur që ky vend për të cilin ne kemi bërë kaq shumë, të jetë ne gjendje t’i kryejë punët e veta. Ne kështu e rrisim vlerën tonë tek aleatët sepse tani ata na shohin si më të qëndrueshëm”.

Ata e kuptojnë se ne po duamë të jemi shtet. Po duamë që Kosova me qenë sovrane dhe vendimet që janë për të le të merren në Kosovë. Ata presin që Kosova t’i kryejë punët e veta”, tha Haradinaj nga Klina.

Të fundit