Flash News

KRYESORE

Haradinaj i bindur për rëndësinë e taksës me Serbinë: Habitem me ata që mendojnë ndryshe

Haradinaj i bindur për rëndësinë e taksës me

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është i bindur se taksa me Serbinë nuk duhet të hiqet. Pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se me taksën Kosova është forcuar.

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por për aspekte të tjera. Taksa nuk duhet të hiqet, po habitem me ca të tjerë që thonë ashtu. Kush do që shkon asaj rruge i bën dëm edhe vetes edhe Kosovës”, tha Haradinaj, raporton RTKlive.

Po ashtu Haradinaj ka komentuar edhe takimin me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit njëherësh emisar i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Për mos procedimin e buxhetit 2020, Haradinaj tha se Kuvendi nuk është funksional.

“Ne kemi nju draft buxhet, por nuk kemi kujt me ia procedu”.

Të fundit