Flash News

KRYESORE

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nuk ma fal dot që i prisha planin serbomadh

Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nuk ma fal dot që i prisha planin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë mbështeti Kurtin për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe sulmoi Haradinajn.

Haradinaj thotë se e kupton frustrimin e Ramës, duke argumentuar se ky i fundit “nuk i fal dot që i prishi planin serbomadh”.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Rama po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrov, pas kthimit nga Moska.

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Të fundit