Flash News

KRYESORE

Haradinaj konfirmon miqësinë e ngushtë me Metën: Ka çështje që nuk biem dakord

Haradinaj konfirmon miqësinë e ngushtë me Metën: Ka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se me presidentin Ilir Meta ka miqësi të ngushtë, krahasuar me politikanët e tjerë në Shqipëri. Në një intervistë për Vizion Plus, Haradinaj shtoi se ka raste që ai dhe Meta kanë pikëpamje të ndryshme, veçanërisht për interesin kombëtar.

“Është e vërtetë që me presidentin Meta kemi një komunikim shumë më të afërt, por kjo nuk do të thotë që në çdo temë të interesit nacional do të bëjmë një gjykim miqësor. Pra janë disa tema që duhet të bëjmë një gjykim në bazën e temave. Prsh, për ne në Kosovë presidentit boshnjak Dodik është një njeri kontravers, në Kosovë ai është një imazh shumë i keq.

Nga serbët ndër imazhet më të këqija kanë ministri i mbrojtjes Vulin dhe Dodik. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Une nuk kam të drejtë ta kritikoj presidentin Dodik , por në Kosovë ai shihet si një njeri i Putinit, nuk shihet si diçka pozitive për marrëdhëniet në rajon”, theksoi Haradinaj.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kritikoi Metën se ftoi Milorad Dodik në Samitin e Brdo-Brijunit.

Të fundit