Flash News

KRYESORE

Haradinaj kundër të gjithëve; Banka Botërore në ‘gijotinë’

Haradinaj kundër të gjithëve; Banka Botërore në

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar raportin e Bankës Botërorë, që raportonte se 17 mijë vende pune janë humbur në vitin 2018. Sipas tij, statistikat tregojnë se në Kosovë ka rritje të vendeve të punës, megjithatë pranon se gjendja nuk është ajo që kërkohet.

“Nuk qëndrojnë këto shifra. Si i merrni ju është tjetër. Statistikat janë ekzistuese. S’ka humbje të vendeve të punës. Ka rritje. S’është rritja që kemi qejf, por ka rritje të vendeve të punës”, deklazoi Haradinaj në mbledhjen e përjavshme të qeverisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës u ndal edhe te sfidat që presin vendin, duke filluar nga rreziku serbo-rus deri te mungesa e liberalizimit të vizave.

“Jemi vend që kemi sfida. Kosova ka sfida të shumta. Në Serbi, blejnë armë në Moskë. Ato armë janë për qëllime të luftërave. Bëjnë bukur shumë para. Me këtë i bie që Serbia po i merr paratë e taksapaguesve të Serbisë e po hap vende pune në Rusi. BE-ja s’po e kritikon. Për këtë po u them se ka shumë specifika. Si vend kemi dal nga lufta. Kemi disa skema sociale, disa skema pensionale. Në Gjermani ka skemë për ata të papunët. Akoma s’kemi mbërri ku duhet. Mendimi im është që sa më shumë Evropë në Kosovë më pak punë të këqija dhe më lehtë stabilizohet Ballkani. Nëse BE-ja s’ia hap negociatat Shqipërisë, është më pak Evropë në Ballkan. Kjo s’është në të mirën e Ballkanit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, deri tani ka refuzuar të heqë taksën kundër produkteve serbe, përkundër ultimatumeve nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Të fundit