Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Lugina e Preshevës do të jetë prioriteti i qeverisë sime

Haradinaj: Lugina e Preshevës do të jetë prioriteti i

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK , AAK, Nisma, Ramush Haradinaj, deklaroi në një intervistë për Agjenicnë e Lajmeve “Presheva Jonë” se “Lugina e Preshevës do të jetë prioriteti i qeverisë sime të ardhshme, po aq sa edhe veriu i Kosovës”.

“Nuk ka logjikë që shteti ynë i Kosovës sot mos ta kuptojë drejt popullin e Luginës së Preshevës, këtë pjesë të Kosovës, të cilën nuk e quaj rastësisht Kosovë Lindore”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj shprehet se shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet dhuruar pasaporta e Kosovës.

“‘Shqiptarët e Lugines së Preshevës e meritojnë të kenë pasaportat e Kosovës, pasi shteti i Kosovës është rezultat edhe i qyetarëve të kësaj lugine, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ne do të kujdeseimi më shumë për ta, e jo ti harrojmë siç ka bërë deri tani kjo qeveri”, nënvizoi Haradinaj.

Lidhur me prioritetet e qeverisë së ardhshme të Kosovës, nëse ky koalicion fiton zgjedhjet, Haradinaj, tha se “liberazilimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik janë çëshjet kryesore me të cilat duhet të nisë menjëherë punën qeveria ime e ardhshme”.

Sipas tij, ulja e nivelit të papunësisë dhe largimi i rinisë dhe qytetarëve nga vendi është një tjetër prioritet, që do të ketë qeveria.

Ai shtoi se do të fokusohemi edhe në shëndetësi dhe bujqësi.

I pyetur në lidhje me shkrimet e medave serbe kundër tij pas lirimit nga gjykata e Colmarit në Francë, Haradinaj thotë se “përgjigjja kundër këtyre sulmeve është dhënë më së miri nga Haga dhe së fundi nga gjykata e Colmarit”.

Të fundit