Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Mali i Zi në NATO siguri për rajonin

Haradinaj: Mali i Zi në NATO siguri për rajonin

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka siguruar se gjatë qeverisjes së tij do të forcojë marrëdhëniet me shtetet fqinje, bazuar në fqinjësi të mirë dhe të barabartë. 

Për këtë, ai ka marrë shkas gjatë një mesazhit të tij për ceremoninë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të zhvilluar sot. 

Me këtë rast, Haradinaj siguroi se si kryeministër, në rast se merr besimin e qytetarëve më 11 qershor, ai do të përfundojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. 

Mesazhi i Ramush Haradinajt: 

Me ceremoninë e sotme në selinë e NATO-s, Ballkani tashmë ka edhe një shtet në NATO.

Ky është lajm i mrekullueshëm për sigurinë rajonale, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është edhe një hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajonin tonë, edhe një hap drejt kontributit rajonal në sigurinë globale.

Hapi përfundimtar për sigurinë rajonale është anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke uruar që edhe Maqedonia do ta arrijë këtë së shpejti, ndërsa Serbia të fillojë sa më shpejt politikat bashkëpunuese.

Qeveria e Kosovës, pas 11 qershorit, do të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me fqinjtë, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të barabartë. Me Malin e Zi jemi shtete mike dhe do të përfundojmë edhe çështjen e demarkacionit me dialog dhe qasje të përbashkët.

Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave transnacionale, duke përfshirë këtu edhe përballjen me influencën në rritje të Rusisë në Ballkan

Të fundit