Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Marrëdhënia Kosovë- SHBA, e pacënueshme

Haradinaj: Marrëdhënia Kosovë- SHBA, e pacënueshme

Gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe është përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, SHBA-së.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, shkruan Haradinaj.

Të fundit