Haradinaj mendon se Shengeni ballkanik do të rrisë ndikimin rus dhe kinez

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij kundër Shengenit ballkanik që do ta rrisë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Ai mendon se Shqipëria duhet të tërhiqet nga nisma e ndërmarrë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

“Mini-shengeni, ku po na fton Vuçiçi, Rama dhe Zaevi, është zgjerim i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan. Nuk është në interes të Kosovës dhe as i Evropës. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd. Kjo influencë e instaluar në Beograd, zgjerohet edhe në vendet tona”, u shpreh Haradinaj.