Flash News

KRYESORE

Haradinaj mesazh Kosovës pas telefonatës së Zaev: Jemi të fortë, askush nuk do të na ndajë

Haradinaj mesazh Kosovës pas telefonatës së Zaev: Jemi të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar pas bisedës telefonike të homologut të tij maqedonas, ku në fokus ishte idea e shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Haradinaj jep mesazhin për Kosovën se askush nuk mund ta ndajë këtë shtet.

 

 “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë”, thuhet ne mesazhin e Haradinajt në Facebook.

Dje në internet u publikua një material audio ku dëgjohej një bisedë telefonike mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe dy komedianëve rusë.

Komedianët rusë Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov telefonuan Zaevin dhe u prezantuan si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryeministri maqedonas duke menduar se po fliste me Poroshenkon, tregoi se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.

Në lidhje me këtë çështje, Zaev në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se fjalët e tij janë të vërteta. Por ai shtoi se një pjesë e bisedave janë të prera dhe të montuara.

 

Të fundit