Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Haradinaj: Nëse Serbia nuk na njeh, taksa do të jetë e përjetshme
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nëse Serbia vazhdon që të mos ta njohë shtetin e Kosovës, atëherë taksa 100% ndaj produkteve serbe mund të jetë e përjetshme.
Kryeministri mendon se duhet të zgjidhet marrëdhënia Kosovë-Serbi, e që nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, me kufijtë, por me marrëdhëniet diplomatike.
“Çka ka mbet me zgjedh me Serbinë, ka mbet me zgjedh çfarë marrëdhëniesh do të kemi, a duam të njihemi reciprokisht apo jo, nëse duam me u njoft, nënkupton me vendos marrëdhënie diplomatike, me vendos marrëdhënie tregtare, me i sqaruar çështjet e të kaluarës, të pagjeturit, dëmet e luftës, ose nëse nuk duam me u njoft reciprokisht , duam me u refuzu, refuzohemi, po atëherë nuk mundesh me shit në tregun e Kosovës, atij që ia refuzon ekzistencën nuk mundesh me ja marr tregun dhe kjo mundet me qenë e përjetshme.
Pra nëse Serbia refuzon ekzistencën tonë, të cilën e kanë pranuar jo vetëm populli i Kosovës, por edhe vendet me të respektuara, si Amerika, vendet e BE-së, pse ne me ia jep tregun, na refuzon ekzistencën. Ne po kërkojmë me ecë përpara me një marrëveshje kornizë, me u ditë për çka kemi me fol, jo me na befasuar dikush”, tha Haradinaj. gjatë përurimit të Shtëpisë së Kulturës në Obiliq.