Flash News

KRYESORE

Haradinaj pas marrjes së vizës: Jam ushtar i SHBA-së në terren

Haradinaj pas marrjes së vizës: Jam ushtar i SHBA-së në
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në festimet e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë. Fill pas marrjes së vizës nga ambasada në Pritshtinë, Haradinaj është shprehur se ai është ushtar i Amerikës, pavarësisht se nuk ka zbatuar ende ultimatumin e tyre për heqjen e taksës, ndaj produkteve serbe.

“Unë jam njeri i terrenit si ushtari i Amerikës në terren, unë i zbatoj urdhërat po i zbatoj si i paraqet terreni. Unë besoj se duke forcuar Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri i Kosoves shtoi se populli shqiptar i takon botës që udhëhiqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe të ngjashme si të SHBA. “Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhenia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme se kemi pasur lufte e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre”, nënvizoi ai.

Të fundit