Flash News

KRYESORE

Haradinaj për liberalizimin e vizave: Deri në qershor mund të marrim lajmin e mirë

Haradinaj për liberalizimin e vizave: Deri në qershor mund të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se me shumë mundësi kosovarët do të marrin lajmin e mirë për liberalizimin e vizave gjatë muajit qershor.

Sipas Haradinajt, shteti i Kosovës e ka merituar këtë pas punës që kanë kryer institucionet e vendit, pra përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE).

“Për këtë e përmenda këtë deklaratën e ministrit gjerman që thotë se janë për me u respektu reformat, duke u bazuar në këtë vlerësim mendoj se jemi duke shkuar nga liberalizimi, e unë shpresoj shumë se në qershorin e këtij viti do ta marrin atë që është e drejtë e jona, pra liberalizimin e vizave”, shprehet Haradinaj.

Të fundit