Flash News

KRYESORE

Haradinaj për përplasjen në Samitin e Berlinit: Ato që kam thënë për Ramën janë të vërteta

Haradinaj për përplasjen në Samitin e Berlinit: Ato që kam

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për përplasjen që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, gjatë Samitit të Berlinit. Haradinaj tha për “Interaktiv” se ai është përshëndetur me Ramën gjatë festimeve për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, por nuk ka pasur rast që të sqarohet me të për mosmarrëveshjet gjatë Samitit.

“Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës “Arbën Xhaferi”, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”,  ka thënë Haradinaj.

Në lidhje me etiketimet që ata i kanë bërë njëri-tjetrit, kryeministri i Kosovës tha se ato nuk duhen marrë si të tilla.

“Etiketimet nuk duhet me i marrë si të tilla. Unë mund t’ia konfirmoj opinionit që kam shprehur respekt dhe mbështetje për të majtën, por këto nuk i kam thënë në ndonjë axhendë. Unë e kam treguar një të vërtetë që ka ndodhur në Berlin, e që në mënyra të ndryshme e konfirmuan edhe vet”, deklaroi ai.

Kujtojmë se përplasja mes Haradinajt dhe Ramës në Samitin e Berlinit ka ndodhur për shkak të taksës 100 % ndaj mallrave serbë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati thënë se në Berlin është përballur me presion të madh nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Të fundit