Flash News

KRYESORE

Haradinaj pret Engel-in në Kosovë: Fat që e kishim në krahun tonë

Haradinaj pret Engel-in në Kosovë: Fat që e kishim në krahun

Kongresmeni i SHBA-së Elliot Engel ndodhet në Kosovë, ku zhvilloi një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Pas vizitës në Shqipëri, miku i shqiptarëve udhëtoi drejt Kosovës, ku e presin të tjera takime dhe aktivitete.

Haradinaj informoi për këtë takim dhe shkroi në Facebook se ndihet i lumtur që po pret një mik të madh të shqiptarëve si dhe një memorie të rrugëtimit historik të Kosovës.

“Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës. Fat i madh për vendin që në gjithë këto vite, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongres Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të, të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona.

Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Përjetë mirënjohës mikut të madh të shqiptarëve për tërë mbështetjen ndër vite!”, shkroi Haradinaj.

Engel ka shprehur mbështetjen për Haradinajn në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi dhe është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Përveç Kosovës dhe Shqipërisë, ligjvënësi amerikan ishte edhe në Serbi, ku takoi presidentin Aleksandar Vuçiç.

Të fundit