Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka përparuar edhe më shumë.
Ai shtoi se po interpretohet gabimisht çështja e konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave. Haradinaj tha se nuk ka ende vendime, e as kritere shtesë, por ka vetëm disa konkluzione.
“Deri më tani nuk ka qenë duke u konsideruar marrja e vendimit nga Këshilli, është hera e parë që kemi mbërri deri te konkluzionet, pra jo që nuk është zbehur, por po afrohet dita kur do ta marrim lajmin e shumëpritur”, theksoi Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës shtoi se taksa 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina paraqet problem në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, por kjo taksë sipas tij është vendosur ndaj Serbisë dhe nuk lidhet me liberalizimin e vizave, procesin integrues në BE apo me dialogun me Serbinë.