Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Rama është në pushtet, por mund ta humbë atë

Haradinaj: Rama është në pushtet, por mund ta humbë atë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Edi Ramën e ka vëlla, por pret ta shohë atë në gjyq. Ai shtoi se kryeministri i Shqipërisë tani është në pushtet, por mund ta humbë atë.

Marrëdhëniet mes tyre janë acaruar, pasi kryeministri kosovar në ikje tha se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës.

“Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas.

Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”, tha Haradinaj që shtoi se nëse dikush kishte premtuar të jepte Trepçën, atëherë do përfitonte nga Serbia.

Të fundit