Flash News

KRYESORE

Haradinaj-Ramës: Mos na mbaj leksione, zhvillo Shqipërinë!

Haradinaj-Ramës: Mos na mbaj leksione, zhvillo Shqipërinë!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ditën e sotme i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës për president të përbashkët. 

Haradinaj, gjatë qëndrimit në qytetin e Mitrovicës, ku po shënohet përvjetori i grevës së minatorëve, është shprehur se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

“I kam thënë Edi Ramës se mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam. Edi Rama e ndihmon Kosovën vetëm duke e zhvilluar Shqipërinë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online. Haradinaj tha se nuk ka qëllim për të hyrë në debate të panevojshme, “sepse jemi vëllezër”.

“Por, duhet ta kuptojnë që Kosova ka njerëz, nuk munden me ardhë me mbajt leksione. E dojmë popullin tonë. Por është me rëndësi me kry punët tona”, u shpreh  më tej Haradinaj.

Të fundit