Flash News

KRYESORE

Haradinaj refuzon ultimatumin e SHBA dhe BE. Diplomati Çejku: Pritet rrëzimi i qeverisë së Kosovës

Ish-ambasadori i Shqipërise në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku parashikon se refuzimi për t’u tërhequr nga taksa ndaj mallrave serbe, do ta detyrojë Haradinajn të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Gjasat janë që ai të tërhiqet nga Qeveria dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ende po ngurron për këtë hap për shkak të buxhetit që duhej miratuar sot por për shkak të mungesës së shumicës mund do të shtyhet të shtunën”, u shprej ai ne 'A2 News'.

Çejku thekson se është e dhimbshme që Kosova gjendet në një situtatë të tillë, para dialogut me Serbinë.

Nuk do të sjellin zgjidhje, mund të ndodh edhe një rikompozim i  të njëjtës mazhorancë. Është e dhimbshme që Kosova gjendet e papërgatitur në një cikël krizash dhe në ballafaqimin me Serbinë”, përfundoi ai.

Të fundit