Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Haradinaj rrëfen përplasjen me Ramën: I thashë bëj kujdes, duhet të matet!

VIDEO/ Haradinaj rrëfen përplasjen me Ramën: I thashë

Javë më parë kryeministri Edi Rama në një intervistë për Baton Haxhiun në “Klan Kosova” tha se ishte Haradinaj ai që shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë në KTV mbrëmjen e djeshme u pyet për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama dhe debatin  që patën për këtë ëështje.

Haradinaj shprehet se ia kishte bërë të qartë më herët Ramës që të tregohet i matur me deklaratat e tij, pasi shumë ato që thoshte mund të interpretoheshin ndryshe nga të tjerët.

“Kshu gjithkush me ardh me na tregu ne si të bëjmë punët e shtëpisë...ku mbetëm ne. Ki bollë telashet e tua.... Shih problemet e tua...Në vigjile të pavarësisë me dal me prallue. Nuk është Kosova si në Shqipëri. Tjetër nder ka në Kosovë dhe tjetër në Shqipëri. Këtu duhet me u mat... Ashiqare ai ka shtëpinë e vetë, ne kurrë nuk e mbyllim derën. Për ca gjëra unë e kam lut i kam thënë ki kujdes në Kosovë. I kam thënë kujdes dhe jo vetëm, e kam lut. Shumë gjëra mos i thuaj se këtu nuk kuptohen. Ne jemi më veriorë këtu është rrethanë më ndryshe”, shprehet ndër të tjera në intervistën e tij Haradinaj.

Të fundit