Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Haradinaj shprehet i bindur: Nuk do ketë ndarje të Kosovës dhe as ndryshim të kufijve
Pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para mediave ka deklaruar se opozita duhet të jetë pjesëmarrëse në seancën për këtë rezolutë.
Haradinaj ka thënë se ai ka bërë shumë punë në ruajtjen e territorit mirëpo nuk e di më cila formulë është e duhur për opozitën, raporton lajmi.net
“Pak e vështirë me kuptu se si do të ecim përpara. U dasht me ardh, mosardhja nuk është zgjidhje. Ne kemi krizë në Kosovë kemi një gjendje ekonomike jo aq të mirë po punojmë me konsolidu Kosovën, jo krizë që ka fol zotri Hoti. Opozita, do ishte mirë marrë hisen e vet. S’do të ketë ndarja as lëvizje me kufij, atë e kam kry vet. Kosova duhet me shku në tavolinë, nëse s’po bojka Hashimi sipas opozitës qe ku e kanë delegacionin tjetër le ta votojnë. Na sot e çojmë një porosi se nuk dojmë kshtu, atëherë kush do ta dijë se çka dojmë ne”, ka deklaruar Haradinaj në hollin e Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka thënë se nuk marrin pjesë në seancë pasi sipas tij kjo është një përpjekje e kryeministrit për ta prishur seancën e orës 10:00 duke shtuar se nuk do ta lejojnë askënd të luaj me territorin e Kosovës.
Hoti ka shtuar se Kosova tani ndodhet në një krizë politike.