Flash News

KRYESORE

Haradinaj: S'ka vend për Serbinë në Kosovë

Haradinaj: S'ka vend për Serbinë në Kosovë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me qytetarë në Prizren.

I propozuar për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma ka thënë para një turme qytetarësh dhe simpatizantësh se "në Prizren, shpirti shqiptar është më i dukshmi".

"Por, ka edhe diçka! Pikërisht këtu, ku shpirti shqiptar është i dukshëm, është i vërejtshëm, kanë gjetur harmoni më së miri komunitetet. Pra, kjo tregon se aty ku është shqiptari, mundet dhe do të mund të jetojë gjithkush si zot shpije në shtëpinë e vet. Edhe serbi, edhe turku, edhe boshnjaku, edhe ashkalija, edhe egjiptasi edhe romi, edhe goranët”, është shprehur Haradinaj.

Tutje ai ka shtuar se Kosova është vend i gjithë qytetarëve të vet. 

“Do të jenë zot shpije qytetarët e këtij vendi. Por, në Kosovë s’ka vend për Serbinë. Këtë duhet ta kuptojë çdokush, si në vend, e si jashtë vendit”, ka thënë Haradinaj.

 “Unë mendoj që në afat rekord kjo temë lëvizë pra e shtimë një proces që me mujtë me i thanë BE’së ne kemi marrë drejtim me këtë temë, urdhëroni veproni me liberalizim të vizave. Nëse e krijojmë një komision të ri për Demarkacionin i cili ka të gjeturat e reja ne fillojmë procesin e ri e ju thojmë atyne është në rrugë me u zgjidh”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, me formimin e Komisionit të ri për demarkacion procesi i liberalizimit të vizave nuk do të zgjasë më shumë se tre muaj.

"Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Të fundit