Flash News

KRYESORE

Haradinaj takon Hotin: Qeveria e re brenda një jave

Haradinaj takon Hotin: Qeveria e re brenda një jave

Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me të mandatuarin e LDK-së për Kryeministër, Avdullah Hoti. Pas takimit, Haradinaj deklaroi se koalicioni qeverisës do të krijohet brenda pak ditëve së bashku me emrat e qeverisë së re. “Mendoj se mund të ndodhë brenda disa ditësh nuk mund të marrë më shumë se një javë. Ai ka thënë se nuk do të marrë ndonjë post brenda qeverisë”, u shpreh ai.

Kreu i AAK-së, deklaroi gjithashtu se do ta përkrahin kryeministrin e ri të Kosovës. “Zoti Hoti më informoi se ka marrë besimin e partisë për t’u mandatuar për Kryeministër dhe ka shprehur bashkëpunimin  dhe shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojmë në një qeveri. Aleanca e jep përkrahjen dhe do ta përkrahim. Janë procedurat kushtetuese të mandatimit, pastaj përgatitja e një qeverie. Ende s’kemi arritur aty por ky ishte një konfirmim politik”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë, duket se për momentin nuk është diskutuar për emrat konkret të ministrave të kabinetit të ri. “Ende nuk është biseduar për ministritë, mendoj që është e rëndësishme mos me e rritë numrin e ministrave, zv.ministrave.”, ka thënë ai.

Të fundit