Flash News

KRYESORE

Haradinaj tregon arsyet pse taksa ndaj Serbisë mund të shtyhet deri në qershor

Haradinaj tregon arsyet pse taksa ndaj Serbisë mund të shtyhet deri

Në një konferencë për mediat, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se nëse prishet koalicioni qeverisës dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme, atëherë taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake do të mbetet deri në qershor.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje, i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, ka thënë Haradinaj.

Më herët, Haradinaj është shprehur se taksa me Serbinë nuk do të hiqet derisa të njihet Kosova si shtet i pavarur.

Të fundit