Flash News

KRYESORE

Harrojeni "vëllazërinë", Turqia po sillet në mënyrë harbute para ndeshjes!

Harrojeni "vëllazërinë", Turqia po sillet në

Turqia po bën një lojë mjaft të pisët për ndeshjen kundër Shqipërisë. Federata Turke duke ditur rëndësinë e sfidës po bën gjithçka që të mbajë larg tifozët që të mbështesin kuqezinjtë.

Ata nuk kanë lejuar që biletat të shiten online, pasi në këtë mënyrë mbajnë larg shqiptarët jashtë vendit. Biletat në Shqipëri kanë ardhur me vonesë dhe kanë qenë vetëm 500 nga 2500 që duhet të jenë. Federata ka marrë menjëherë masa dhe me aktivizimin e UEFA-s, Turqia është dorëzuar.

Masa tjetër që ka marrë Federata Turke ka të bëjë me tifozët. Ata nuk po lejojnë shqiptarët të marrin flamujt, apo dhe shalle me simbolet tona në stadium. Turqia po sillet në një mënyrë të pakuptimtë, ndërsa FSHF po merr masat e nevojshme në lidhje me situatën absurde.

Të fundit