Flash News

KRYESORE

Harrojnë tenxheren në zjarr, merr flakë apartamenti i studentëve në Elbasan

Harrojnë tenxheren në zjarr, merr flakë apartamenti i

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “5 Maji” në vendin e quajtur “Rruga e Sarës” në Elbasan.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një tenxhere e harruar në një rezistencë. Në apartament banonin disa studentë të cilët kishin harruar tenxheren në rezistencën ku gatuanin duke shaktuar në këtë mënyrë edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për 20 minuta në të gjithë qytetin.

Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe 50 forca policia FNSH dhe SHQIPONJA të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirsisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

 

Të fundit