Flash News

KRYESORE

Harron Ajaxin, sulmues mendon për Chelsean: Flas me Lampard!

Harron Ajaxin, sulmues mendon për Chelsean: Flas me Lampard!

Chelsea bleu nga Ajaxi sulmuesin Hakim Ziyech. Ky i fundit duket se ka filluar që tani të mendojë për sezonin e ri që do të ketë me londinezët. 26-vjeçari ka treguar se ka patur kontakte me trajnerin Lampard.

“Më në fund kam shansin e madh. Kjo është ajo që doja. Chelsea është një klub i madh dhe me shumë histori. Ata luajnë futboll shumë ofensiv me trajnerin e ri dhe ai ka besim shumë te lojtarët e rinj.

"Kjo është e rëndësishme për mua, që bëjnë futboll sulmues. Kam kontaktuar me Lampard prej javësh. Fillimisht folëm në telefon, ku patëm disa biseda të gjata sa i përket stilit të lojës, klubit dhe mua personalisht. Më pas, kemi komunikuar shpesh nëpërmjet mesazheve”, -tha ai

Të fundit