Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
‘Harron’ skandalin e përgjimeve. Rama mirënjohje Dakos për punën si kryebashkiak
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për punën që ka bërë gjatë 12 viteve. Sipas Ramës, Dako e nisi drejtimin e bashkisë me nje ‘grusht votash’ dhe arriti të fitore edhe tre mandate të tjera në “mënyrë triumfuese”, ndërkohë që akuzoi se mbi të është hedhur shumë baltë.
“Ju falënderoj për këtë mbështetje. Durrësi i ndryshuar është realitet falë Vangjush Dakos. Vangjushi e nisi drejtimin e Bashkisë me një grusht votash, falë punës, fitoi në mënyrë bindëse, kurse më pas fitoi në mënyrë triumfuese. Ajo që sot duhet thënë shumë qartë është se kush përpiqet të shkelë baltë mbi Vangjushin nuk do që qytetarët të kujtojnë diçka. Në Durrës Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD në historinë e saj dhe me të gjithë mekanizmat e pushtetit, që ju e dini si përdoreshin në kohën e Saliu, e nga të akuzuar janë kthyer në akuzues.
Dako fitoi Durrësin kur ishte Saliu, ishte Jozefina dhe Sokol Olldashi, u dashka të blej vota me Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe këtu në Durrës, të kesh mundur Sokol Olldashin, një nga figurat më të spikatura, një orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushata elektorale, kur partia e tyre ka qenë në pushtet, po bleheshkan sot. Ajo që mbetet janë veprat. Durrësi do ta kujtoj me gjithmonë e me shumë respekt periudhën kur Dako e drejtonte bashkinë, falë gjurmëve që janë në këtë qytet.”, tha Rama.
Rama më pas tha se Dako punoi shumë për Durrësin, ndërsa prezantoi edhe kandidaten e PS për qytetin Valbona Sako. “E nisa me Vangjushin sepse besoj me zemër që ka bërë punë të mëdha dhe të vogla, të cilat janë një arsye për të thënë se të gjitha u bënë, por tani më s’ka kthim mbrapa, por rrugë të shtruar për të vazhduar e për të bërë shumë më tepër punë me Valbonën”, u shpreh Rama.