Flash News

KRYESORE

Harry u martua me Meghan sepse ajo është si Lady Diana

Princi Harry dhe Meghan Markle u tërhoqën nga detyrat e tyre të larta mbretërore në fillim të vitit, sepse ata duan të jenë të pavarur, por në të vërtetë kjo shkon më shumë se kaq. Disa muaj para se  se Meghan dhe Harry të tërhiqeshin, Harry shkroi një letër drejtuar botuesve të "Daily Mail" dhe "Mail on Sunday`s", i cili u kërkonte të ndalonin së shqetësuari bashkëshorten e tij përmes shkrimeve sepse nuk donte që ajo të përfundonte si nëna e tij, Princesha Diana.

Por tani, duket se ngjashmëritë midis Meghan dhe Diana shkojnë përtej një kontrolli ekstrem nga shtypi britanik. Sipas ish-shërbëtorit të Dianës, Paul Burrel, Harry mund të ketë rënë në dashuri me Meghan sepse personaliteti i saj është shumë i ngjashëm me atë të Dianës.

"Harry ra në dashuri me Meghan dhe u martua me të sepse ajo është si Diana,"- është shprehur Paul për revistën "Closer".

Por Paul mendon se nëse Diana do ishte gjallë nuk do ishin "shoqe shumë të mira" me Meghan pasi janë të dyja gra të forta dhe me shumë personalitet.

"Unë mendoj se ndryshimi kryesor midis tyre është se Meghan ka një plan të lojës, ndërsa Diana ishte e re dhe naive", thotë Paul.

 

Të fundit