Flash News

KRYESORE

Harta e dokumente në tel për tu tharë, foto të reja si u përmbyt bashkë me sheshin edhe bashkia e Tiranës

E premtja që sapo lam pasë krijoi jo pak probleme për kryeqytetit. Jo vetëm rrugët e sheshi në qendër të Tiranës, por edhe kapi i parë i bashkisë u përball me përmbytjet nga reshjet intensive në orët e mesditës.

Politiko.al siguron foto të reja se si u katandis kati i parë i institucionit të “projekteve të mëdha”.

Siç duket, në korridorin e bashkisë janë hapur për tu tharë harta e dokumente kadastrale, që janë dëmtuar nga uji që ka depërtuar edhe në brendësi të godinës, duke treguar amortizimin e saj. Mesa duket edhe godina e Bashkisë ka probleme sa i takon gjendjes infrastrukturore, për aq kohë sa edhe uji ka arritur në nivelin ku ruhen dokumentet.

Të fundit